Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë
Përveç Fatmir Xhafajt, edhe deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar kërkesën për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Burime të Euronews Albania, nga gazetarja Eksiola Shehu brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, bëjnë me dije se Erion Braçe ka dalë kundër kësaj kërkese, duke u shprehur: “Ne nuk jemi parti që përjashtojmë”.
Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe Pandeli Majko, i cili gjithashtu ka kundërshtuar përjashtimin e dy deputetëve.
Më herët, Fatmir Xhafaj ishte një tjetër zë kundër kërkesës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, duke kundërshtuar që kjo çështje të hidhej në votim në Asamblenë Kombëtare.
Qëndrimet e tre socialistëve janë shfaqur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku një prej çështjeve të trajtuara ka qenë edhe kërkesa për përjashtimin e dy deputetëve nga partia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.