☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,909 ▼ -1.53% ETH $2,426 ▼ -3.2% XRP $1.3245 ▼ -3.42% SOL $104.1700 ▼ -2.85%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zbardhen investitorët e projektit 4 mld USD në Sazan dhe Zvërnec, pas kompanisë qëndrojnë dy biznesmenë nga Katari

Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues.

Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e angazhuar në projekt, zotërohet nga dy shtetas të Katarit, të cilët kanë secili nga 50% të pronësisë indirekte. Sipas dokumentit, pronarët përfitues janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët janë regjistruar si përfitues përfundimtarë të kompanisë.

Dokumentet tregojnë se kontrolli mbi kompaninë realizohet përmes disa kompanive të regjistruara në Katar, ku përfshihen Assets International LLC, Assets Real Estate Development WLL, Assets Real Estate Ventures LLC, Poëer International Holding ËLL, Sazan Land Holding LLC dhe Sazan Real Estate Development LLC.

Në strukturën e pronësisë shfaqet edhe Poëer International Holding (PIH), një nga grupet më të mëdha private të biznesit në Katar, me investime në sektorët e ndërtimit, pasurive të paluajtshme, turizmit, energjisë dhe shërbimeve financiare.

Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit konsiderohet një nga investimet më të mëdha turistike të shpallura ndonjëherë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se ai synon transformimin e zonës në një destinacion turistik luksoz me resorte, marina, hotele dhe infrastrukturë moderne, ndërsa investimi është vlerësuar në rreth 4 miliardë dollarë./TCH

  

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.