☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.13 ▲3.81%
ARI 4,068 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,614 ▼ -2.19% ETH $1,770 ▼ -1.94% XRP $1.0719 ▼ -2.43% SOL $75.7800 ▼ -1.76%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.13 ▲3.81 % ARI 4,068 ▼1.12 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.13 ▲3.81 % ARI 4,068 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Kronika

“Zbërthehet” skema, SPAK jep konkluzionet përfundimtare për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Prorkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet e saj përfundimtare për çështjen ndaj nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke ngritur pretendime lidhur me burimin e disa shumave monetare dhe transaksioneve financiare.

Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk ka justifikuar burimin e shumave prej 98 mijë eurosh, 246 mijë dollarësh dhe 100 mijë eurove të deklaruara nga “Agi Kons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera të konsideruara të pajustifikuara.

Prokuroria gjithashtu ka pretenduar se deklaratat noteriale për huatë janë përpiluar pas marrjes në pyetje të Fatime Kryemadhit.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Ajo deklaroi para trupës gjykuese që heq dorë nga kjo formë gjykimi, pasi e ndjen veten të pafajshme dhe për këtë do të vijoj me procedurë të zakonshme.

Në lidhje me Ema Çokun, SPAK ka deklaruar se ajo ka pasur lidhje të ngushtë me Monika Kryemadhin, e provuar sipas prokurorisë përmes komunikimeve dhe transaksioneve bankare.

Sipas akuzës, Çoku ka deklaruar përmes akteve noteriale se i ka dhënë Fatime Kryemadhit 240 mijë euro.

SPAK ka ngritur gjithashtu pretendime se kompania e Ema Çokut ka paguar fatura për hotelin e shtetasve të huaj që kishin ardhur për të mbështetur LSI-në, si dhe shpenzime të lidhura me aktivitete të LRI-së.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, Ema Çoku ka pasur detyrime ndaj bankave të nivelit të dytë për kredi në shuma të konsiderueshme dhe ka qenë në pamundësi financiare për të kryer donacione.

SPAK pretendon se deklaratat e saj noteriale kanë shërbyer për të justifikuar veprimet e të pandehurve të tjerë në këtë procedim.

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Pirro Xhixho është marrë i pandehur për akauzën e korrupsionit.

Konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme:

“Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu 310 mijë euro të pajustifikuara. Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit, nga organi i akuzës. Po ashtu, personat e pyetur në lidhje me huat me para cash ndaj Fatime Kryemadhit nuk kanë asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikën e kalimit kufitar, nga këta persona.

Ema Çoku është lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit, kjo provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta, por edhe nga disa transaksione të ndryshme bankare. Ka bërë deklarata noteriale, që i ka dhënë Fatime Kryemadhit 240 mijë euro. Kompania e saj ka paguar faturën e hotelit të shtetasve të huaj që kishin ardhur për të mbështetur LSI-në. Po ashtu, ka paguar disa fatura që lidhen me evente të ndryshme të LRI-së.

Ndërkohë, Ema Çoku ka qenë debitore në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në shuma të mëdha. Po ashtu, kjo e fundit ka qenë në pamundësi për të bërë donacione. Kjo shtetase ka bërë deklarata noteriale për llogari të Fatime Kryemadhit. Ema Çoku ka tentuar të justifikojë veprimet e të pandehurve të tjerë të këtij procedimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.