🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.88% ETH $2,255 ▼ -1.45% XRP $1.2504 ▲ +0.02% SOL $91.7100 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

Detaje të reja janë zbardhur nga policia greke për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rodopi, ku Esma Meco, 44 vjeçe, nga Gramshi, humbi jetën pasi u godit me thikë brenda banesës së saj nga i shoqi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Helenike, bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53 vjeç, nga Gramshi, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, teksa ndodhet në spital.

Policia bën me dije se mesditën e 26 gushtit, një i afërm gjeti Esma Meço brenda banesës, të plagosur rëndë me një objekt të mprehtë. Gruaja u transportua në Spitalin e Komotinit, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia dyshon se Bujar Meço e ka goditur bashkëshorten me thikë dhe më pas ka plagosur veten. Ai u transportua me ambulancë në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrjen e policisë, pasi ka pirë benzinë.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet greke kanë sekuestruar dy thika, të cilat janë marrë si prova materiale në kuadër të hetimit.

Ndaj Bujar Meco është ngritur çështje penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të Ligjit për Armët, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e krimit.

Në vitin 2022 ishte arrestuar për kërcënime ndaj bashkëshortes

Policia greke konfirmon gjithashtu se ngjarja nuk ishte rasti i parë i raportuar i dhunës brenda kësaj familjeje.

Sipas Policisë Helenike, në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, Bujar Meço ishte arrestuar në kuadër të procedurave të lidhura me kërcënime në familje ndaj Esma Meços.

Çifti shqiptar, të dy me origjinë nga Gramshi, ishte prind i tre fëmijëve. Hetimi po kryhet nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Komotini, ndërsa 53-vjeçari vijon të qëndrojë në spital nën kujdesin e autoriteteve greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.