Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje droge, arrestohet një person në Malësinë e Madhe
Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i lokalit. Policia bën me dije se u sekuestruan 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e personit në kërkim.
“Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “MULTIGAMES”. Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit. Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.