🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.09 ▲1.69%
ARI 3,922 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,534 ▼ -2.12% ETH $2,246 ▼ -1.81% XRP $1.2518 ▲ +0.1% SOL $91.7300 ▼ -2.89%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.09 ▲1.69 % ARI 3,922 ▼1.21 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.09 ▲1.69 % ARI 3,922 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Pak orë pas miratimit në Kuvend, Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Pak orë pas miratimit në Kuvend, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i hapur rrugë zhbllokimit të pagesave të magjistratëve. Vendimi vjen pas kërkesës së Kuvendit, i cili e ka argumentuar urgjencën me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve që prej 1 gushtit, pas shfuqizimit të dispozitave për pagat nga Gjykata Kushtetuese.

Me hyrjen në fuqi të ligjit, Thesari i Shtetit mund të procedojë me pagesat e bllokuara dhe ato në vijim. Synimi i Kuvendit është që pagat e prapambetura të mund të disbursohen që më 18 shtator.

Presidenti argumenton se ndjekja e procedurës së zakonshme të hyrjes në fuqi do ta shtynte procesin me 15 deri në 35 ditë, ndërsa situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Në arsyetimin e dekretit, Begaj thekson se debatet kushtetuese mbi masën e pagave mund të vijojnë në instancat kompetente, por zhbllokimi i pagesave mund të bëhet vetëm përmes hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Sipas Presidentit, vendimi për hyrjen e menjëhershme në fuqi lidhet edhe me garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe qëndrueshmërisë së të ardhurave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës nxorri sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, pasi kishte dhënë më parë pëlqimin për hyrjen në fuqi të tij menjëherë. Presidenti i Republikës dha pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë bazuar në kërkesën e Kuvendit, i cili argumentonte nevojën dhe urgjencën për hyrjen në fuqi menjëherë me faktin se shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte bllokuar dhënien e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që nga data 1 gusht 2026 e në vazhdim.

Pa hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thesari i Shtetit nuk mund të çlirojë pagesat për magjistratët.

Qëllimi i Kuvendit ishte që të mundësonte pagesat e Thesarit të Shtetit për gjyqtarët dhe prokurorët që në datën 18 shtator 2026 për pagat e bllokuara që nga data 1 gusht 2026 dhe për ato vijuese. Hyrja në fuqi e ligjit sipas procedurave të zakonshme do ta vononte këtë proces nga 15 deri në 35 ditë. Dhënia e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrjen e ligjit në fuqi menjëherë është prerogativë dhe instrument kushtetues, i cili justifikohet nga nevoja dhe urgjenca e rrethanave të rastit. Argumentet dhe kundërargumentet kushtetuese lidhur me masën e pagës mund të debatohen edhe në instanca të tjera kompetente, por zhbllokimi në rrugë të ligjshme i vetë pagës mund të bëhet vetëm duke futur në fuqi ligjin e ri.

Hyrja e ligjit në fuqi menjëherë kërkon që Presidenti i Republikës të veprojë menjëherë. Për Presidentin e Republikës, dhënia e pëlqimit në këtë rast i shërben mbrojtjes së një nevoje akute, me lidhje të drejpërdrejtë me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, që është garantimi i standardit të jetesës dhe i qëndrueshmërisë së të ardhurave për të gjithë magjistratët e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.