🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zekolli-Morina: Janë përcaktuar hapat konkret për ndërtimin e tunelit ndërkufitar të rrugës Tetovë-Prizren

Zëvendësministreja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka pritur sot në Ministrinë e Transportit grupin punues për projektin e rrugës Tetovë-Prizren, në takimin e radhës me përbërjen e re nga pala kosovare, të kryesuar nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Zef Morina.

Në takim janë shqyrtuar çështjet administrative që lidhen me Marrëveshjen ndërqeveritare, si dhe progresi i të dyja palëve në përmbushjen e detyrimeve të tyre – nga aktivitetet në terren deri te përfundimi i dokumentacionit teknik.

Palët kanë përcaktuar hapat e ardhshëm konkretë për avancimin e projektit, me fokus në hapjen e procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar që, me vullnet të plotë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, sa më shpejt ta hapim fazën e tenderimit dhe ta çojmë përpara këtë projekt strategjik”, ka deklaruar Zekolli Shaqiri.

Rruga Tetovë–Prizren synon të krijojë një lidhje të re strategjike infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet ekonomike, tregtare dhe të transportit ndërmjet dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.