☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,632 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,855 ▲ +1.31% ETH $2,491 ▼ -0.11% XRP $1.4271 ▲ +1.54% SOL $107.0900 ▲ +5.61%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,632 ▼0.68 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,632 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

“Zeri i Amerikës”: SHBA-Shqipëri, marrëveshje për rrjetin 5G të teknologjisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan të dielën në Bruksel një Memorandum Mirëkuptimi mbi përparësitë e përbashkëta, përfshirë angazhimin për të përdorur vetëm ofruesit e pajisjeve të besuara për rrjetin 5G të teknologjisë.

Sekretari Blinken e takoi kryeministrin shqiptar në Bruksel, teksa të hënën do të nis një takim i nivelit të lartë i aleancës së NATO-s.

Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’i dërguar të tjerëve. Jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme, përfshirë edhe stërvitjen Defender21, që është përmbushur me kaq shumë sukses. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kryeministri Rama tha se “është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë”.

Uashingtoni prej kohësh ka nisur një iniciativë për “rrjet të pastër”, për t’u mbrojtur nga kërcënimi i privatësisë së të dhënave. Po ashtu mbron pronësinë intelektuale dhe sigurinë kombëtare.

Veç Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut e Kosova kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me SHBA për rrjetin 5G të teknologjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.