☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zëvendësministri Lleshi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, rikonfirmohet partneriteti strategjik

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Gegë Lleshi, ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku zhvilloi takime me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe drejtues të tjerë të lartë institucionalë e ushtarakë.

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Lleshi u prit nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe koordinimin përballë sfidave të sigurisë.

Në njoftimin për media thuhet se delegacioni zhvilloi takim edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ku u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak sipas standardeve të NATO-s.

“Në kuadër të vizitës u realizuan takime edhe me drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake, përfaqësues të Komandës Kibernetike dhe institucioneve ushtarake arsimore në Republikën e Shqipërisë. Zëvendësministri Lleshi takoi gjithashtu kadetë dhe studentë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndjekin shkollimin në akademitë ushtarake shqiptare, duke i inkurajuar për profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të vendit.

Vizita rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik në funksion të paqes dhe sigurisë rajonale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.