Kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov është kryetar i ri i qytetit të Shkupit. Sipas rezultateve nga 100 për qind të të dhënave të përpunuara nga qendrat e votimit, të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë.
Shilegov në zgjedhjet e 15 tetorit fitoi 141.119 vota, respektivisht 50,32 për qind dhe e fitoi funksionion e kryetarit të qytetit që në raundin e parë të zgjedhjeve.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i deritanishëm Koce Trajanovski fitoi 101.464 vota, respektivisht 36,18 për qind. Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në 45 komuna janë zgjedhur kryetarë të komunave, ndërsa në 35 do të ketë raund të dytë për dy javë, respektivisht më 29 tetor.
Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarë të komunave në Aerodrom, Haraçinë, Manastir, Berovë, Bogdanci, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivagashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë – Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Plasnicë, Prilep, Radovish, Rankovc, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Qendër, Qendra Zhupa, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.
Ndërsa raund të dytë për zgjedhjet lokale do të ketë në Tetovë, Çair, Bogovinjë, Strugë, Bërvenicë, Studeniçan, Tearcë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gotivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovci, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë – Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.
LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37 vende të kryetarëve të komunave, VMRO-DPMNE-ja tre, BDI-ja dy, grup i zgjedhësve dy dhe Partia Demokratike e Turqve një.
LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë do të garojë kandidati i grupit të zgjedhësve dhe VMRO-DPMNE, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e romëve dhe në një PDSH dhe BESA.