EURO U-21 2027, FSHF mbështet modernizimin e kompleksit sportiv të Partizanit
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027, Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë modernizimin e stadiumit të Partizanit “Arena e Demave”, përmes pajisjes së tij me materiale dhe mjete të nevojshme për funksionimin dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi në mbledhjen e radhës financimin e këtij investimi, i cili synon të përmbushë nevojat organizative dhe teknike të aktivitetit europian, duke qenë se kompleksi sportiv dhe stadiumi i Partizanit do të përdoren gjatë EURO U-21 2027.
Mbështetja e FSHF-së do të mundësohet përmes fondeve të Solidaritetit të UEFA-s që klubi përfiton, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtij kompeticioni madhor në Shqipëri.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.