Rajoni

Zjarr i fuqishëm pranë Athinës, një i vdekur nga asfiksia

Një zjarr i fuqishëm në malin Imitos në rrethinat e Athinës ka shkrumbuar me dhjetëra shtëpi si dhe një kishë.

Shtypi grek bën me dije se zjarri ka rënë në periferi të kryeqytetit pranë shtëpive të banuara rreth 50-60 metra larg tyre.

30 zjarrfikëse, 10 mjete dhe 2 helikopterë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Cipras, i cili ka parë nga afër situatën.

Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në Athinë, ku disa shtëpi dhe një kishë u përfshinë nga flakët. Sipas burimeve, zjarri ra fillimisht në lagjen “Virona”.

Ndërkohë që është shënuar viktima e parë e zjarrit, i cili sipas policisë është një 58-vjeçar nga Lakonia. Autoritetet shprehen se 58-vjeçari ka humbur jetën nga asfiksia, teksa më parë ishte dërguar në spital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button