Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me
Një zjarr i madh ka rënë sot në orët e vona në Gjirokastër (29 shtator).
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 21:35, u njoftua për rënien e një zjarri në zonën e Urës së Kardhiqit.
Menjëherë drejt vendngjarjes u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua zjarr me përmasa të konsiderueshme, i përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të banesave dhe disa magazinave, duke rrezikuar përhapjen drejt zonës së banuar.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve përreth. Zjarri u shua plotësisht. Nuk pati dëme.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.