🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.94 ▼0.2%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,380 ▲ +2.78% ETH $2,418 ▲ +4.94% XRP $1.3140 ▲ +3.09% SOL $95.8400 ▲ +2.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Krujë, Rama: Vetëm një vatër aktive në majën e malit, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se situata e zjarreve në Krujë është nën kontroll, ndërsa vetëm një vatër e izoluar vijon të jetë aktive në majën e Malit të Krujës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar angazhimin e pilotëve të Forcës Ajrore, efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe trupave speciale të ushtrisë dhe Policisë, të cilët u angazhuan në operacionet për përballimin e flakëve.

Sipas kryeministrit, strukturat e emergjencave kanë punuar pa ndërprerje për mbrojtjen e banorëve të Krujës, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarreve janë shtrirë edhe në Kamëz, Tiranë dhe Vorë.

“Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si edhe trupat speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës”, shkruan Rama.

Në postimin e tij, Rama ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari nga Kruja, i cili prej 30 vitesh jeton në Belgjikë. Qytetari shpreh mirënjohjen për ndërhyrjen e autoriteteve dhe veçanërisht për mbështetjen nga ajri gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit.

Postimi i plote

Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues.

*Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh:

“Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.