🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të qarkut Shkodër, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së flakëve.

Në Bardhaj–Myselim, në Shkodër, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave, në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave. Ndërkohë, në Bërdicë, ndërhyrja gjatë natës bëri të mundur mbrojtjen e banesave dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Një tjetër vatër është evidentuar në Shtoj të Ri, ku gjithashtu është ndërhyrë nga strukturat operacionale.

Në Vau-Dejës, zjarri në Mnelë të Madhe vijon të jetë aktiv, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Forcat në terren janë të angazhuara kryesisht për mbrojtjen e zonës së banuar. Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Naraç.

Situata mbetet problematike edhe në Pukë, ku zjarri në Malin e Tërbunit vijon të përhapet, i favorizuar nga era e fortë. Vija e zjarrit shtrihet në mbi 10 kilometra në kurorën pyjore. Aktualisht, nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Fushë-Arrëz, zjarri në Kulumri është shuar plotësisht dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Ndërkohë, në aksin Iballë–Fierzë, një vatër vijon të jetë aktive në terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, duke kufizuar mundësinë e ndërhyrjes nga toka.

Në terren vijojnë operacionet e MZSH-së, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile, me qëllim kufizimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Prefektura e Qarkut Shkodër vijon koordinimin pa ndërprerje me strukturat vendore, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera të mbrojtjes civile.

Prioriteti kryesor mbetet mbrojtja e qytetarëve dhe banesave, ndërsa situata vijon të jetë dinamike dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.