🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.05 ▼0.08%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▲ +2.73% ETH $2,423 ▲ +4.59% XRP $1.3169 ▲ +2.97% SOL $96.0400 ▲ +2.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.05 ▼0.08 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të vendit, ndërsa situata e përgjithshme paraqitet e stabilizuar dhe nën kontroll. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren, duke monitoruar zonat e prekura dhe duke ndërhyrë për shuarjen e vatrave të mbetura.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa puna vijon deri në eliminimin e plotë të vatrave.

Ministria sqaron se në qarkun e Tiranës, vëmendja e strukturave është përqendruar në disa zona: në Dajt, pranë fabrikës së ujit në Selitë, ku vijon monitorimi i një vatre zjarri; ndërkohë, në Cikallesh të Kavajës vijon të jetë aktiv zjarri i riaktivizuar një ditë më parë. Autoritetet bëjnë me dije se situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë marrë edhe mbështetje nga ajri me një mjet të Forcave të Armatosura. Po ashtu, në Priskë të Madhe vijon ndërhyrja për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar më tej se në qarkun e Fierit, zjarret në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, janë aktualisht nën kontroll. Po ashtu, nën kontroll është edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali në drejtim të Koilac–Greshicës. Strukturat në terren vijojnë monitorimin e zonave për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

Sa i përket zjarrit në zonën e Abazës në Krujë, Ministria njofton se situata është stabilizuar dhe zjarri është vënë nën kontroll. Në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, por për monitorimin dhe shuarjen e tyre, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe tre mjete të MZSH-së Krujë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.