☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,960 ▼ -0.07% ETH $1,920 ▼ -0.07% XRP $1.0365 ▼ -0.26% SOL $76.3800 ▲ +1.75%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend/ MM: Situata nën kontroll, vijon monitorimi dhe ndërhyrja në disa vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se në përgjithësi situata paraqitet e stabilizuar dhe nën kontroll. Sipas informacionit të publikuar nga MM, vijon puna në disa vatra aktive, ndërsa zonat e prekura po monitorohen.

Ministria thekson se nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë ndërhyrjet në terren.

Tiranë

Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit në Selitë, vijon monitorimi i një vatre zjarri.

Në Cikallesh të Kavajës, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike. Vatra po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me një mjet ajror të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Fier

Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll.

Nën kontroll është edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë.

Durrës

Në Abaze të Krujës, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym.

Për menaxhimin e situatës po vijon ndërhyrja dhe monitorimi me 2 helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe 3 mjete të MZSH Krujë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eliminimin e plotë të të gjitha vatrave të zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.