🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +0.66% ETH $2,459 ▲ +0.91% XRP $1.3901 ▲ +0.35% SOL $105.0800 ▲ +1.4%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, ekipet mbeten në terren për shkak të rrezikut që flakët të riaktivizohen. Në shuarjen e zjarrit sot është përfshirë edhe një helikopter i ushtrisë, i cili po ofron mbështetje ajrore për njësitë e vendosura në pikat kritike.

Pas një nate të vështirë dhe një beteje që zgjati disa orë me flakët, zjarri në Pelister është lokalizuar plotësisht. Megjithatë, rreziku i riaktivizimit dhe përhapjes së tij mbetet i madh dhe do të varet në masë të konsiderueshme nga kushtet atmosferike.

Gjatë ndërhyrjes janë lënduar dy pjesëtarë të njësive që morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve nga terreni, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë ekipet e NP “Pelister”, njësitë zjarrfikëse të Manastirit dhe Resnjës, me mbështetjen e ekipit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ekipet me personel dhe mekanizim të ndërmarrjeve publike të Manastirit dhe kompanive private. Në terren morën pjesë edhe ekipet e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Arhangell”.

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, ekipet mbeten në terren për shkak të rrezikut që flakët të riaktivizohen. Në shuarjen e zjarrit sot është përfshirë edhe një helikopter i ushtrisë, i cili ofron mbështetje ajrore për njësitë e vendosura në pikat kritike.Gjatë ditës pritet të mbërrijnë në terren edhe pjesëtarë të Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve nga Koçani, si dhe dy avionët “Air Tractor”, me çka do të përforcohen më tej kapacitetet për përballimin e zjarrit.

Autoritetet mbeten në gjendje gatishmërie të shtuar, pasi kushtet atmosferike do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse zjarri i lokalizuar do të mbetet nën kontroll.

“Gjendja me zjarrin që përfshiu Parkun Kombëtar ‘Pelister’ është stabile këtë mëngjes. Zjarri është lokalizuar, por rreziku i përhapjes së tij mbetet i madh. Gjatë paradites do të ndërhyhet me helikopter, si dhe me dy avionë ‘Air Tractor’”, deklaroi drejtori i NP “Pelister”, Ivanço Toshevski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.