⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,498 ▲ +4.13% ETH $2,438 ▲ +6.67% XRP $1.3237 ▲ +4.06% SOL $96.5700 ▲ +3.83%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet në Turqi. Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

Pacientja 25-vjeçare A.D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie të rënda në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, pas zjarrit të rënë në një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, është nisur drejt Turqisë për të vijuar trajtimin mjekësor.

Pacientja qëndroi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku mori trajtim intensiv nga ekipet mjekësore të terapisë intensive.

Sipas QSUT-së, pas përfundimit të procedurave mjekësore dhe administrative, transferimi i pacientes drejt Turqisë u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke.

25-vjeçarja do të vijojë trajtimin në një spital të specializuar në Turqi, ku do të marrë kujdesin e nevojshëm për shkak të rëndësisë së plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Shpenzimet e trajtimit jashtë vendit do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Zjarri ra dy ditë më parë, ku flakët nisën në katin e parë të godinës, ku ndodhej restoranti, dhe më pas u përhapën me shpejtësi drejt kateve të sipërme, ku ndodheshin dhomat e hotelit.

Në total, 6 persona mbetën të plagosur nga zjarri. Pesë prej tyre ishin shtetas nga Kosova, ndërsa një tjetër nga Rrësheni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.