☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,140 ▲ +0.07% ETH $1,885 ▲ +0% XRP $0.9989 ▼ -0.33% SOL $75.1500 ▼ -0.56%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Opinion

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Nga Mero Baze

Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë të plagosur rëndë me djegie dhe dëme të mëdha materiale.

Ka dy reagime mbresëlënëse ndaj këtij aksidenti.

I pari vjen nga përfaqësuesi i operatorëve turistikë në Vlorë. Vasil Bedinaj, që drejton këtë organizatë, ka marrë përsipër të akomodojë gjithë pushuesit e hotelit, që kanë paguar për pushimet e tyre, falas në hotele të tjera të qytetit. Nuk di nëse do t’ia arrijë, por fakti që një institucion vetërregullues i turizmit arrin t’u dalë zot pasojave të një aksidenti, tregon një shkallë të avancuar të organizimit të tyre. Dhe ky është lajm i mirë. Solidariteti në këtë moment të vështirë për investitorin e dëmtuar dhe turistët që janë viktimizuar nga aksidenti lë një shije të mirë.

Reagimi tjetër, ai për viktimat, erdhi nga Kosova. Në aksident, së paku pesë të plagosur janë qytetarë të Kosovës, që kanë marrë dëmtime të shkallëve të ndryshme nga djegiet.

Reagimi i kryeministrit të Kosovës ishte dramatik.

E para dramatike ishte vetë fakti që reagoi.

Nuk them se nuk ka të drejtë të reagojë për qytetarët e vet që janë lënduar në një hotel që ka marrë zjarr, por reagimi duhet të jetë proporcional. Reagohet nga nivele ndoshta më të ulëta, nga Ministria e Shëndetësisë për të koordinuar ndihmën mjekësore ndaj tyre, apo dhe Ministria e Jashtme, për t’i çuar diku jashtë për trajtim serioz, të mbuluar nga shteti shqiptar apo së bashku me Kosovën.

Pra, një reagim që t’i adresohet problemit që kanë ata pesë qytetarë.

Kosova ka shtetas të saj që pësojnë aksidente kudo në botë. Diku rrëzohet një autobus, diku vdesin në aksidente automobilistike, apo në aksidente në punë në Perëndim. Aksidentet janë pjesë e jetës dhe reagimi ndaj tyre ka të bëjë kryesisht me përballimin e pasojave.

Nuk kam parë kurrë ndonjë reagim të qeverisë së Kosovës me këtë ton, si ky reagimi i Kurtit për pesë qytetarë që janë lënduar në një hotel për shkak të një zjarri në Vlorë. Është shumë mirë të reagojë, duke u ardhur në ndihmë bashkë me qeverinë e Shqipërisë, por fakti që reagon vetë kryeministri dhe jo pjesa e administratës së tij që duhet të merret konkretisht me zgjidhjen e problemit, tregon se këtu kemi diçka më shumë se kujdes institucional për qytetarët e lënduar.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi me dramatizimin e ngjarjes. Më shumë sesa për zjarrin në Vlorë, Albin Kurti duket i interesuar për tymin e tij në Kosovë. Qytetarët e plagosur kanë nevojë për mjekë, trajtim dhe kujdes institucional, jo për një kryeministër që ua kthen fatkeqësinë në komunikatë politike.

Në reagimin e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh me nota dramatike për ngjarjen, me fjali të tipit “po ndjekim nga afër situatën”, “jemi shumë të tronditur”, “po bashkëpunojmë me autoritetet” etj., a thua se në Vlorë dikush kishte organizuar një akt terrorist ndaj pesë shtetasve nga Kosova që synonte shkatërrimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Reagimi dramatik i Albin Kurtit për zjarrin në Vlorë kishte tone aq alarmante dhe të larta, sa duket sikur do ta nguliste në mendjen e njerëzve si një ngjarje negative në historinë kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, madje në zemër të Vlorës.

Në një moment, gati-gati dukej sikur po thoshte:

“A ju kam thënë, bre pisa, mos shkoni në Shqipëri për pushime, po s’më keni dëgjuar.”
Për fat, deri tani s’kemi asnjë viktimë dhe shpresojmë që ata pesë të plagosur t’ia dalin deri në fund. Por, larg qoftë, nëse dikush nuk ia del dot, me këtë ritëm dramatizimi ka rrezik që Kurti ta shpallë edhe ditë zie kombëtare aksidentin, vetëm që ta marrin vesh të gjithë se nuk duhet me shku për pushime në Shqipëri.

Ja, ai ishte në Greqi në det dhe u kënaq. Nuk pati asnjë zjarr afër hotelit të tij ato ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.