Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër një magazinë me materiale druri është përfshirë nga një zjarr masiv. Magazina ndodhjet në perferi të qytetit në zonën e njohur si ish-Parku.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dhe mbërritën dy grupe shërbimi zjarrfikës.
Zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin.
Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë drejt ambienteve të brendshme, efektivët e shërbimit zjarrfikës kryen prerjen e hekurave mbrojtëse të një dritareje, duke krijuar akses për futjen e ujit dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit të dy grupeve të shërbimit, zjarri u izolua në kohë dhe u bë i mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesën tjetër të magazinës.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të vogla materiale. Nuk u lejua përhapja e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.