☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.99 ▲0.23%
ARI 4,018 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,710 ▼ -0.52% ETH $2,308 ▼ -0.57% XRP $1.3006 ▲ +1.17% SOL $99.8400 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.99 ▲0.23 % ARI 4,018 ▼0.51 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.99 ▲0.23 % ARI 4,018 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zoran Gerasimovski zgjidhet u.d. kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski si ushtrues të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi kryetarja e deritanishme Meri Dika dje u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Për pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup ishin propozuar Tanja Mileva dhe Zoran Gerasimovski, ndërsa Këshilli vendosi që këtë funksion përkohësisht ta kryejë Gerasimovski. Njëkohësisht, u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Këshilli Gjyqësor gjithashtu vendosi për pezullimin e funksionit gjyqësor të Meri Dikës, pas zgjedhjes së saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancë u shqyrtua edhe kërkesa e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Ohër, Vullnet Vinca, për vazhdimin e ushtrimit të funksionit gjyqësor edhe pas plotësimit të kushteve për pension pleqërie. Këshilli e hodhi poshtë kërkesën për shkak të mosrespektimit të afatit për dorëzimin e deklaratës së nevojshme.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Gjyqësor konstatoi se Vinca i ka plotësuar kushtet për pension pleqërie. Duke qenë se ai ka ushtruar edhe funksionin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë, ishte e nevojshme të zgjidhej një ushtrues detyre për këtë gjykatë.

Për ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë ishin propozuar Tançe Petreski, Nderim Polisi dhe Sonja Gjonçeska, ndërsa Këshilli zgjodhi Nderim Polisin. Gjithashtu u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë.

Këshilli Gjyqësor konstatoi gjithashtu se Tatjana Susulevska, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Manastir, i plotëson kushtet për pension pleqërie.

Në fund të seancës u formuan komisione për shqyrtim dhe vlerësim të procedurave për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup dhe të Gjykatës Themelore në Strugë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.