“Dialog”, Rama përsërit thirrjen për studentët
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur për të tetën herë thirrjen për dialog me studentët protestues, duke i ftuar të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar kërkesat e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video të “sofrës së gurtë”, ku shfaqet fjala “Dialog”, duke përcjellë edhe një herë mesazhin për uljen në tryezë me protestuesit.
Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë, studentët nuk kanë ndryshuar qëndrim. Prej gati dy javësh ata vijojnë protestat, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.