☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,314 ▼0.98%
DOW 50,234 ▼1.25%
NASDAQ 25,343 ▼1.31%
NAFTA 90.59 ▲2.71%
ARI 4,149 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,360 ▲ +2.21% ETH $1,652 ▲ +1.42% XRP $1.1249 ▼ -0.37% SOL $65.2100 ▲ +1.65%
S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,234 ▼1.25 % NASDAQ 25,343 ▼1.31 % NAFTA 90.59 ▲2.71 % ARI 4,149 ▼3.2 % S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,234 ▼1.25 % NASDAQ 25,343 ▼1.31 % NAFTA 90.59 ▲2.71 % ARI 4,149 ▼3.2 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me projektin në Zvërnec sot në 10 qershor.

Rama ka marrë për shembull këtë herë Greqinë. Kreu i qeverisë shprehet se vendi fqinj vijon që të “shitet” tek të huajt me sukses, kurse shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin dhe zihemi edhe për faktin sesa bëjnë një plus një.

Rama deklaron se nuk ka vend në botë dhe qeveri që të mos pranojë investimet e huaja madhore, pasi ata vetëm e rrisin ekonominë vendase.

Kryeministri përmend ishullin e njohur grek Mykonos, teksa deklaron se në atë vend po bëhen investime të rëndësishme nga të huaj.

Postimi i kryeministrit Rama:

GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!

KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Kryeministri shqiptar e kishte krahasuar projektin në Zvërnec me Costa Navarinon në vendin fqinj. Po për projektin në Zvërnec ka pasur reagime dhe nga Athina zyrtare, teksa kreu i qeverisë ka thënë kjo vjen, sepse fqinjët ndjejnë konkurrencën për turizmin.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.