⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,014 ▲ +0.05% ETH $2,241 ▲ +0.2% XRP $1.1819 ▼ -3.31% SOL $90.2700 ▲ +0.47%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës

Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet e bindur se kjo vjeshtë e gjen opozitën në një situatë ndryshe nga vitet e mëparshme, me më shumë mundësi për bashkim dhe mobilizim qytetar.

E ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Meritа Haklajn, Zhupa deklaroi se këtë herë protestat nuk janë thjesht një nismë e Partisë Demokratike, por po marrin formën e një reagimi më të gjerë opozitar dhe qytetar.

“Këtë vjeshtë, ndryshe nga vjeshtat e tjera, kemi të bëjmë për herë të parë jo me një nevojë të Partisë Demokratike për të thirrur një protestë me logon dhe flamurin e saj, por me një opozitë të madhe që bashkohet.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për të keqen e madhe të këtij vendi, për Edi Ramën, dhe mendoj se kjo është një arritje e opozitës”, u shpreh Zhupa.

Deputetja demokrate theksoi se PD ka tashmë një axhendë politike, të bërë publike nga strukturat drejtuese dhe kryetari i partisë, ku një ndër objektivat kryesorë është bashkimi i opozitës, pavarësisht dallimeve dhe mendimeve të ndryshme brenda saj.

“Ne duhet të na bashkojë e keqja e madhe e këtij vendi dhe ndjekja e interesit publik. Uroj që përpjekjet për bashkim të jenë të suksesshme.

Misioni i kësaj vjeshte është të arrihet një bashkim sa më i madh opozitar, i sheshit, i protestës, i studentëve, i aktorëve, i faktorëve, i sindikatave dhe i partive, për t’u bashkuar në një bllok të madh të qytetarëve shqiptarë përballë Edi Ramës dhe qeverisjes që ai përfaqëson”, deklaroi Ina Zhupa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.