☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,549 ▲0.44%
DOW 52,550 ▲0.1%
NASDAQ 26,126 ▲0.98%
NAFTA 79.77 ▲2.09%
ARI 4,057 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,584 ▲ +3.85% ETH $1,880 ▲ +6.11% XRP $1.1166 ▲ +4.58% SOL $77.2300 ▲ +2.93%
S&P 500 7,549 ▲0.44 % DOW 52,550 ▲0.1 % NASDAQ 26,126 ▲0.98 % NAFTA 79.77 ▲2.09 % ARI 4,057 ▲1.29 % S&P 500 7,549 ▲0.44 % DOW 52,550 ▲0.1 % NASDAQ 26,126 ▲0.98 % NAFTA 79.77 ▲2.09 % ARI 4,057 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

Shqipëria po zhvillon sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Teksa gjatë një konference e cila është duke u mbajtur tashmë, pritet të zyrtarizohet mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25, Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.

Një ndër pyetjet që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij nga gazetarët e pranishëm, ka pasur të bëjë me projektin e shumëpërfolur prej kohësh në Zvërnec.

Rama theksoi se gjithçka është duke u bërë sipas rregullave dhe se ai projekt do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën.

“Mësova nga vitet e gjata në detyrë, që kur thua Bruksel është një fjalë shumë komplekse, për ne të gjitha zërat në Bruksel janë mjaftë të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim seriozisht që është zëri i Komisionit, i cili është në krye të gjithçkaje, duke qenë i bazuar në fakte, siç them gjithmonë në këtë botë me siteme shumë kaotike informacioni dhe pikpamjeve ku e vërteta gjen gjithmionë shumë më pak hapësirë, komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin sepse punon në fakte.

Dhe jam i sigurt se nëse ju do të kishit interes për faktet, punët e verifikurat do të kuptonit që projekti nuk mund të shihet askund sepse nuk është miratuar.

Gjithçka po bëhet sipas rregullave sipas ditës së parë, dhe kur them këtë është libri i Komisionit të BE, ideja që Shqipëria do të vazjdonte me diçka që nuk do të ishte ne përputhje me librin e plotë të shejtë të standarteve të ateistëve që shqipëri, është pretendim pa bazë.

Në do të bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën, dhe në proces do të jemi siç kemi qenë deri tani shumë shumë rigoroz, do të kërkojmë vetëm diçka që do ti bëjmë të gjithë krenarë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.