☁️
Tiranë 17°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.78 ▼0.88%
ARI 3,876 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $63,925 ▼ -2.37% ETH $1,788 ▼ -2.34% XRP $0.9461 ▼ -2.52% SOL $70.6100 ▼ -2.89%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.78 ▼0.88 % ARI 3,876 ▼0.27 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.78 ▼0.88 % ARI 3,876 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Maran me fjalë zemre për kuqezinjtë: E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë

Trajneri i Kombëtares iu drejtua lojtarëve në fushë menjëherë pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë, duke theksuar krenarinë për fanellën dhe gëzimin e dhuruar tifozëve.

Shqipëria e mbylli me fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë mbrëmjen e së dielës, me një paraqitje bindëse dhe të merituar, duke u renditur e para në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, raporton Top Channel.

Menjëherë pas ndeshjes, ende në fushë, trajneri Rolando Maran iu drejtua lojtarëve me fjalë zemre, duke u thënë se ata që e duan këtë fanellë vetëm mund të ndihen krenarë për veten, pasi e përjetuan shkëlqyeshëm këtë aventurë, pikërisht ashtu siç duhej.

Maran u kujtoi futbollistëve se u kishte thënë edhe para ndeshjes se e meritonin të ishin aty dhe t’u dhuronin këtë gëzim tifozëve, ndërsa theksoi se gjatë kësaj periudhe ata kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, duke u rritur së bashku si skuadër dhe duke treguar një qasje të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë fushe.

Trajneri u shpreh shumë i lumtur për lojtarët dhe për tifozët, duke shtuar se përvoja në Ligën B do të jetë fantastike, pasi Shqipëria do të përballet me ekipe të nivelit të lartë, çka është e rëndësishme për rritjen e ekipit.

Tani, sipas Maranit, synimi i kuqezinjve është Kampionati Europian, një objektiv që vjen natyrshëm pas këtij suksesi dhe vendit të parë në grup.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.