🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,431 ▼0.98%
DOW 52,103 ▼1.55%
NASDAQ 25,553 ▼1.03%
NAFTA 75.67 ▲7.42%
ARI 4,042 ▼2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $61,713 ▼ -3.54% ETH $1,723 ▼ -4.11% XRP $1.0739 ▼ -5.04% SOL $76.6300 ▼ -6.79%
S&P 500 7,431 ▼0.98 % DOW 52,103 ▼1.55 % NASDAQ 25,553 ▼1.03 % NAFTA 75.67 ▲7.42 % ARI 4,042 ▼2.78 % S&P 500 7,431 ▼0.98 % DOW 52,103 ▼1.55 % NASDAQ 25,553 ▼1.03 % NAFTA 75.67 ▲7.42 % ARI 4,042 ▼2.78 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Boterori

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Trajneri që udhëhoqi Kroacinë në 111 ndeshje dhe e çoi drejt sukseseve historike njoftoi largimin pas eliminimit nga Portugalia në fazën e 1/16-ave të Botërorit.

Zlatko Daliç nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Kroacisë. Federata Kroate e Futbollit ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me teknikun 59-vjeçar, i cili drejtoi ekipin kombëtar në 111 ndeshje që prej vitit 2017.

Vendimi vjen pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Lajmi u konsiderua i papritur, pasi edhe vetë Daliç pranoi se kishte menduar të vijonte në detyrë pas mbështetjes së marrë në ditët e fundit.

Nën drejtimin e tij, Kroacia u shndërrua në një nga ekipet më konkurruese në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar rezultate historike dhe duke fituar tri medalje në turnetë madhorë.

Në mesazhin e lamtumirës, Daliç falënderoi Federatën Kroate të Futbollit, stafin teknik, lojtarët, tifozët dhe familjen e tij për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit.

“Gjithmonë kam thënë se nuk ka nder më të madh sesa të drejtosh kombëtaren e vendit tënd. Jam krenar për çdo fitore, çdo kualifikim dhe për tri medaljet që fituam së bashku. Mbështetja që mora ditët e fundit më bëri ta rishqyrtoja vendimin për t’u larguar, por ka ardhur koha të mbyll këtë epokë. Largohem me zemrën plot dhe besoj se Kroacia ka një të ardhme të ndritur”, u shpreh Daliç.

Trajneri kroat theksoi se ndihet i privilegjuar që punoi me një brez futbollistësh të jashtëzakonshëm, nga kapiteni Luka Modriç deri te talentet e reja, ndërsa uroi që pasardhësi i tij të vazhdojë rrugën e sukseseve me kombëtaren kroate.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, pasardhësi i Daliç do të jetë legjanda e Kroacisë, Slaven Biliç.

Biliç do të rikthehet në krye të kombëtares, pasi e drejtoi Kroacinë nga viti 2006 deri më 2012.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.