🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,946 ▼ -4.27% ETH $1,841 ▼ -5.06% XRP $0.9588 ▼ -6.11% SOL $72.8100 ▼ -9.06%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke zhvilluar takime intensive, por ka shtuar se ende nuk kanë arritur te diskutimet për temat e rëndësishme politike, siç janë Demarkacioni, transformimi i FSK-së në Ushtri, apo edhe dialogu me Serbinë.

“Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet t’i kapërcejmë dhe cilat janë çështje penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, demarkacionin, dialogun me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që janë po ashtu tema të mëdha të cilat nuk presin. Edhe në qoftë se presim ne nuk na presin të tjerët”, deklaroi lideri i LDK-së.

Mustafa ka shtuar se në qoftë se në lidhje me këto tema nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë ata do të qëndrojnë në opozitë, shkruan Aktivpress.

“Unë pres që këto ditë të hapen këto çështje të diskutohen dhe në qoftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema, e bëjmë, në qoftë se jo, atëherë e mbajmë pozicionin tonë që ne të rrimë në opozitë”, tha ai.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.