Kosova

VV: Policia ka arrestuar aktivistin tonë në kufi pa urdhërarrest

Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media ka shkruar se mbrëmë në mesnatë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Policia ka arrestuar pa urdhër arrest aktivistin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Fatmir Fetahu.

Në njoftim të Policisë thuhet se ai ishte duke kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye.

“Ky pushtet vazhdon të shfaqë brutalitetin e tij në gjitha format, dhe e gjitha kjo nga paniku prej fundit që po i vjen. Sidoqoftë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet më e përkushtuar dhe më e angazhuar se kurrë për të çliruar vendin nga klani Pronto dhe veglat e tij. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatmir Fetahu, dhe ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të ndalin përndjekjen e padrejtë të aktivistëve tanë sipas urdhrave të këtij pushteti kriminal”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button