🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.32 ▲1.2%
ARI 4,128 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $83,479 ▲ +0.58% ETH $2,454 ▼ -0.05% XRP $1.3531 ▲ +1.08% SOL $106.2300 ▼ -0.35%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.32 ▲1.2 % ARI 4,128 ▼0.53 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.32 ▲1.2 % ARI 4,128 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

Një operacion i gjerë i Karabinierëve në Itali ka çuar në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të dyshuar për një seri vjedhjesh në sektorin e argjendarisë dhe metaleve të çmuara, me dëme që kapin vlerën e mbi 500 mijë eurove.

Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Vicenzës dhe i zhvilluar nga Karabinierët e Kompanisë së Bassano del Grappa, identifikoi tre shtetas shqiptarë me inicialet E.F., E.R. dhe E.T., të moshave 37, 40 dhe 44 vjeç, si të dyshuar për disa vjedhje dhe tentativa vjedhjesh të kryera mes nëntorit 2025 dhe shkurtit 2026 në provincat Vicenza, Verona, Arezzo dhe Macerata.

Hetimet morën hov pas një operacioni të zhvilluar më 26 shkurt 2026 në periferi të Milanos. Gjatë kontrolleve në një garazh në Trezzano sul Naviglio, që dyshohet se përdorej si bazë logjistike e grupit, autoritetet sekuestruan një pistoletë gjysmëautomatike Heckler & Koch me municion, të raportuar më parë si e vjedhur.

Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan rreth 53 mijë euro cash, bizhuteri të çmuara, ora luksoze dhe targa të klonuara, të cilat sipas hetuesve përdoreshin për të shmangur identifikimin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Zbulimi i armës çoi në arrestimin në flagrancë të tre shqiptarëve, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e San Vittore në Milano.

Nga hetimet rezultoi se grupi dyshohet për të paktën 10 episode kriminale të kryera ndaj kompanive të sektorit të metaleve dhe gurëve të çmuar. Vetëm në provincën e Arezzos, ata akuzohen se kanë vjedhur mbi 23 kilogramë argjend dhe bizhuteri me vlerë mbi 110 mijë euro.

Në Verona, grabitësit dyshohet se kanë marrë ari, argjend, gurë të çmuar, pesë shufra ari prej 100 gramësh secila dhe dy ora luksoze Rolex, ndërsa në Vicenza dhe rajonin Marche janë regjistruar vjedhje të tjera me vlera të konsiderueshme.

Sipas Karabinierëve, grupi lëvizte vazhdimisht në rajone të ndryshme të Italisë, duke përdorur automjete të fuqishme të regjistruara në emra personash të tretë dhe targa të falsifikuara për t’iu shmangur kontrolleve policore dhe kamerave të sigurisë.

Autoritetet italiane e cilësojnë operacionin si një goditje të rëndësishme ndaj kriminalitetit të organizuar që vepron kundër sektorit të argjendarisë. Gjithashtu, hetimi bëri të mundur rikuperimin e plotë të mallrave të vjedhura, me vlerë totale mbi 500 mijë euro, të cilat u janë kthyer kompanive dhe pronarëve të ligjshëm

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.