114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për dialog dhe bashkim, duke u ndalur edhe te protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar në Presidencë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, kreu i shtetit theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të jenë zgjidhje.
Në fjalën e tij, Begaj iu drejtua veçanërisht të rinjve, duke nënvizuar se zëri i tyre duhet dëgjuar dhe se shoqëria duhet të gjejë rrugën e dialogut, pavarësisht dallimeve në mendime.
“Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa. Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, tha Begaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.