Burj Khalifa vishet kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të shtune me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kulla 828 metra e lartë është veshur me ngjyrat kuqezi dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një fotografi të Burj Khalifa të ndriçuar me flamurin shqiptar, duke falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë gjest.
“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
‘Burj Khalifa’ në Dubai vishet kuqezi https://t.co/k6BIl5rS2o
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.