Policia shoqëron në komisariat një protestues të plagosur
Një i ri, me shenja të dukshme gjaku në trup, është shoqëruar në komisariat nga efektivët e policisë gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, siç njofton Lapsi.al. Shoqërimi i tij vjen pas disa orësh përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion, ndërsa është raportuar edhe përdorimi i plumbave të gomës. Disa protestues kanë pësuar lëndime të rënda, që dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat e gomës.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut të shoqëruar dhe nëse atij i është ofruar ndihmë mjekësore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.