Efektivët vrapojnë pas protestuesve pranë burgut 313, raportohet përdorim i plumbave të gomës
Pas disa orësh përplasjesh në qendër të Tiranës, ndërhyrjet e forcave të policisë janë shtrirë edhe në zonën pranë burgut 313, ku efektivët janë parë duke ndjekur protestuesit për t’i shoqëruar, siç njofton Lapsi.al.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa efektivë kanë përdorur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia për përdorimin e tyre.
Zhvillimet vijnë pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit në sheshin “Skënderbej”, ku gjatë pasdites janë përdorur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e qytetarëve. Gjatë protestës së 28 Nëntorit janë raportuar gjithashtu raste të dhunës policore ndaj qytetarëve dhe punonjësve të medias.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.