🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,040 ▼ -0.22% ETH $1,806 ▲ +0.41% XRP $1.0985 ▼ -1% SOL $77.0500 ▼ -1.28%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Kronika

13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar nga Italia

Arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 48-vjeçari i dënuar me 13 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit nga Gjykata e Apelit të Napolit në nëntor të 2021-shit me 13 vite burg për veprat penale të sipërpërmendura.

48-vjeçari Bekim Nikolli në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian. Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.