☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.77 ▼15.21%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,359 ▲ +3.73% ETH $2,236 ▲ +6.04% XRP $1.3712 ▲ +4.17% SOL $84.5400 ▲ +5.93%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Sociale

41 % e grave shqiptare kanë përjetuar formë dhune në internet

Ofendime nga më të rëndat e më të çuditshmet lexon në rrjete sociale, si këto që shihni në ekran që u duhet thënë jo.

Dhuna online përmes pajisjeve teknologjike është vazhdimësi e dhunës fizike që dëmton gratë. Një studim rajonal i kombeve të bashkuara për barazi gjinore tregon se 41% e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë, kryesisht e bërë nga të panjohurit; por janë raportuar raste edhe të dhunës nga partneri, ish partneri apo anëtarë të tjerë të familjes dhe eprorë apo kolegë në punë. Pjesëmarrja e mbi 12 mijë vajzave në studim në 13 shtete të Europës Lindore dhe Azisë Qëndrore nxjerrin në pah se probabiliteti për të përjetuar anën e errët të teknologjisë është 4 herë më i lartë për moshën 18-24 vjeç sesa për ato mbi 65 vjeç. Rreziku është më i lartë për t’u ekspozuar ndaj dhunës për gratë që kalojnë më shumë kohë në internet. Gjithashtu edhe për ato që kanë  një profil publik në platformat virtuale. Numri më i madh i ndjekësve online shton edhe dhunën. Nga një vëzhgim i kryer në rrjete sociale vihet re se komentuesit nuk dhunojnë vetëm personazhet publikë por edhe fansat e tyre duke u përfshirë në sharje me njëri tjetrin.

Mirëpo, në një krahasim në Ballkanin Perëndimor, arrihet në përfundimin se Shqipëria ka më pak dhunë online, pasuar nga Kosova me 43.3%. Ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e parë për përjetimin e dhunës përmes teknologjisë me 62.8%, e Serbia shënon nivelin e 55.80%. Për gratë shqiptare instagrami është platforma më e dhunshme.  Edhe Tik Tok- u edhe Facebook-u janë hapësirat më të shpeshta ku abuzohet me të drejtën e fjalës. Për të rritur sigurinë në internet, gratë e anketuara në studim tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë gjetur zgjidhje duke ju bërë bllok dhunuesve virtualë dhe vetëm 7% e tyre e kanë denoncuar dhunën online në polici. Ndërkohë Ukraina po vuan më shumë poshtërimin në internet me rreth 77%, ndikuar edhe nga lufta. Por thuajse të gjitha shteteve ju mungon një strategji për të mposhtur dhunën online kundër grave, përjashto Kosovën dhe Serbinë.

Tabela

Sa % e grave kanë përjetuar dhunë online një herë në jetë?

Maqedonia e Veriut – 62.8%

Serbia-                            55.8%

Bosnjë Hercegovina –  51%

Kosova –                          43.3%

Shqipëria   –                   41.1%

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.