Rajoni

Bullgari: Deputeti që përhapi regjistrimet skandaloze të PP-DB tha se ka frikë për jetën e tij

Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” – “Bullgaria Demokratike” (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.

“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.

Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button