Politika

A i përmbushën standardet këto zgjedhje? Ja si përgjigjet shefja e OSBE/ODIHR

Kryesuesja e OSBE-ODHIR Audrey Glover deklaroi se ende po mblidhte informacion në të gjithë vendin nëse këto zgjedhje i kanë përmbushur apo jo standardet

Pyetje- Ju keni vëzhguar edhe zgjedhjet e vitit 2015 dhe nga pasqyra që i bëtë zgjedhjet të djeshme ishte shumë i qartë. Por nuk u tha nëse u arritën apo jo standardet?

Glover– Ne ende po mbledhim informacione nga vëzhguesit tanë në të gjithë vendin dhe nuk kemi ende një raport të plotë për të gjithë vendin dhe të gjithë procesin zgjedhor. Në dy muaj ne do kemi një raport përfundimtar ku do të jetë ky vlerësim.

Pyetje: Sa shanse ka të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse ka ndonjë shans për tu ripërsëritur nisur nga fakti që ka një dekret të presidentit Meta për 13 tetorin?

Glover: Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar.

Pyetje-Ju keni monitoruar zgjedhje në Maj 1996 dhe nga raportimet e deritanishme duket një ngjashmëri mes atyre zgjedhjeve dhe këtyre zgjedhjeve?  A mund të na ofrojnë standardet e djeshme hapjen e negociatave?

Glover– E para doja të sqaroja që në maj të ’96 nuk kam qenë fizkisht këtu. Nëse këto standarde na ndihmojmë në hapjen e negociatave, nuk është detyra jonë të themi se kur ndikojnë këto standarde të zgjedhjeve. Do të ishte një pyetje më e përshtatshme për Bashkimin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button