A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejt
Tirana do të mirëpresë këtë të hënë Konferencën Kombëtare me temë “Ndërveprimi i drejtësisë me median. Sfidat bashkëkohore”, një aktivitet që do të mbledhë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të Bashkimit Europian, gjyqtarë, prokurorë, akademikë dhe gazetarë. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Hotel Rogner dhe synon të nxisë debatin mbi marrëdhënien mes sistemit të drejtësisë dhe medias, si edhe sfidat që sjell komunikimi publik në një shoqëri demokratike.
Përgjatë tre paneleve tematike do të diskutohen çështje që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe perceptimin publik, transparencën dhe komunikimin institucional, etikën në raportimin mediatik të proceseve gjyqësore, si edhe balancën mes të drejtës së informimit dhe ruajtjes së sekretit hetimor.
Në konferencë do të marrin pjesë, mes të tjerëve, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, si edhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë. Aktiviteti do të përmbyllet me ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për magjistratë të ciklit 2023–2026.
KONFERENCË KOMBËTARE NDËRVEPRIMI I DREJTËSISË ME MEDIAN. SFIDAT BASHKËKOHORE
29 Qershor 2026, 09:00
Vendi: Hotel Rogner, Salla Antigonea
| 09:00 – 09:30
09:30 – 10:00 |
Regjistrimi i pjesëmarrësve
Fjalë hyrëse |
| Z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës
Z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë Z. Silvio Gonzato, Ambasador i Bashkimit Europian Z. Ilir Rusi, Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm |
|
|
10:00 – 11:15
10:00-10.10 10:10- 10:25
10:25- 10:40
10:40 – 10:55
10:55 – 11:15 11:15-11.30 |
Paneli I: “Balancimi i pavarësisë profesionale dhe perceptimit publik në vendimmarrjen gjyqësore” Moderon: Z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës Hyrje “Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër”. Z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë “Besimi Reciprok” Znj. Dineke de Groot, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Hollandës “Axhenda e lajmeve nga gjyqësori, mes detyrimit për informim dhe ndikimit në dhënien e drejtësisë”. Prof.as.dr. Zylyftar Bregu, Dept. i Gazetarisë dhe Komunikimit. Uni i Tiranës Diskutime Pushim kafe
|
| 11:30 – 12:45
11:30-11:40 11:40 – 11:55
11:55 – 12:10
12:10- 12:25
12:25 – 12:40 12:40 -13:00
13:00 – 14:00
14:00 – 15:30
|
Paneli II: “Strategjitë e komunikimit institucional me publikun dhe median”
Moderon: Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës Hyrje “Transparenca dhe komunikimi proaktiv i institucioneve gjyqësore si instrument për rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e marrëdhënieve me median”. Z. Ilir Rusi, Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor “Transparenca dhe komunikimi institucional si instrumente të llogaridhënies në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”. Znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Komunikimi si urë mes drejtësisë dhe publikut. Prokuroria përballë sfidave të komunikimit në epokën e informacionit”. Z. Arqilea Koça, zv/Prokuror i Përgjithshëm “Roli i Media për Besimin në Drejtësi”. Znj. Flutura Kusari, Këshilltare e Lartë Ligjore, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias Diskutime
Pushim për drekë Paneli III “Etika dhe konfidencialiteti në komunikimin e proceseve gjyqësore.” Moderator: Znj. Aida Bushati, pedagoge e brendshme në Shkollën e Magjistraturës |
| 14:00-14:10
14:10- 14:25
14:25 -14:40
14:40- 14:55
14:55- 15:15 15:40 – 16:00
16:00-17:00 16:00- 16:10
16:10-17:00
|
Hyrje
“Transparenca pa paragjykim: etika dhe konfidencialiteti në komunikimin gjyqësor për çështjet në proces”. Znj. Edlira Petri, gjyqtare “Raportimi mediatik mbi seancat gjyqësore mes interesit publik, etikës profesionale dhe procesit të rregullt ligjor”. Z. Armand Mero, gazetar
“Etika dhe komunikimi i prokurorit me median dhe publikun gjate hetimeve paraprake. Raporti mes lirise se shprehjes dhe sekretit hetimor”. Z. Gëzim Spahiu, prokuror Diskutime Konkluzione të Konferencës Z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës Pushim për kafe Ceremonia e diplomimit të kandidatëve për magjistratë, 2023-2026 Fjalë përshëndetëse Kandidat për magjistrat që diplomohet. Shpërndarja e diplomave dhe mbyllja e ceremonisë
|



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.