Abissnet Superiore: Dinamo frenon në Vorë dhe humb kontaktin me kryesueset
Vora dhe Dinamo City janë ndarë në një barazim dramatik në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Abissnet Superiore 2026-2027.
Për formacionin e Ilir Dajës, i cili ndoqi duelin nga tribuna pas kartonit të kuq që mori në derbin me Tiranën, mund të konsiderohen dy pikë të humbura pasi deri në minutat e fundit ishte në avantazh.
Golin e parë të ndeshjes se shënoi Vora me anë të Gjylës në të 14’. Miqtë barazuan me Ayodeji në të 21’.
Në fraksionin e dytë miqtë gjetën golin e avantazhit falë Farrukut në minutën e 75’.
Vora nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në frymën e fundit me anë të Dakës.
Pas dhjetë javësh kampionat Dinamo City renditet e treta me 17 pikë ndërsa Vora ngjitet në vendin gjashtë 12 pikë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.