☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,725 ▲0.03%
DOW 52,378 ▲0%
NASDAQ 26,447 ▼0.12%
NAFTA 102.84 ▲2.94%
ARI 4,049 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,145 ▲ +0.6% ETH $2,358 ▲ +0.64% XRP $1.3281 ▲ +0.26% SOL $102.1800 ▲ +1.03%
S&P 500 7,725 ▲0.03 % DOW 52,378 ▲0 % NASDAQ 26,447 ▼0.12 % NAFTA 102.84 ▲2.94 % ARI 4,049 ▼0.63 % S&P 500 7,725 ▲0.03 % DOW 52,378 ▲0 % NASDAQ 26,447 ▼0.12 % NAFTA 102.84 ▲2.94 % ARI 4,049 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore në RTSH/ “Air Albania”, nga fushë komode në pikë e dobët për Dinamon

Emocionet e verës në stadiumin “Air Albania”, kur Dinamo eliminonte Hajduk Splitin dhe barazonte me Jagiellonian në kupat e Europës, janë një kujtim i largët. Blutë po vuajnë shumë në kampionat dhe stadiumi më i mirë në Shqipëri, nga një fushë komode, është kthyer në pikën e dobët të skuadrës së trajnerit Ilir Daja.

Ndoshta kundërshtarët po e shijojnë më shumë këtë impiant. Para humbjes së fundit me Teutën në këtë stadium, Dinamo ka dalë pa pikë edhe ndaj Egnatias, Vllaznisë dhe Partizanit. Po ashtu, ka marrë vetëm një pikë me Elbasanin dhe Bylisin. Shumë pikë të lëna për një skuadër, që pritej të shpaloste gjithë bagazhin e  saj teknik në këtë stadium.

Blutë kanë mundur në “Air Albania” vetëm Tiranën 6-2 dhe Vorën 2-1. Ndeshjet e fundit në këtë stadium kanë qenë fatale për 18 herë kampionët e vendit, që po përjetojnë një krizë të thellë aktualisht, duke kompromentuar objektivat e sezonit.

Si skuadër pritëse, Dinamo ka lujtur gjatë këtij kampionati në stadiumin tjetër të kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, si dhe në “Elbasan Arena”.

The post Abissnet Superiore në RTSH/ “Air Albania”, nga fushë komode në pikë e dobët për Dinamon appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.