⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ademi: Për provimet “gjysëm shqip, gjysëm maqedonisht” as nuk na pyetët e as nuk pranojmë, kërkesa studentore nuk ndryshon

Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore Shqiptare ka reaguar sërish ndaj paralajmërimeve të fundit për shtyrjen e zgjidhjes së çështjes së organizimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, dhe mundësinë e realizimit të këtij provimi me metodën gjysëm shqip – gjysëm maqedonisht.

Ai rikujtoi se autoritetet kishin premtuar se problemi do të zgjidhej brenda një jave, ndërsa tani, sipas tij, flitet për një afat prej më shumë se gjashtë muajsh. Ai thekson se ndërkohë gjenerata të tëra të studentëve të drejtësisë po diplomohen pa pasur mundësinë ta japin provimin profesional në gjuhën e tyre amtare, duke vlerësuar se çdo muaj vonesë nënkupton qindra të rinj që mbeten në pritje.

Reagimi i plotë:

“Të premtuan zgjidhje për 1 javë. Tani thonë 6+ muaj. Ndërkohë gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë = qindra të rinj që presin.Dhe “zgjidhja” e re? Gjysma shqip, gjysma maqedonisht. As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë është e drejtë e mohuar.Kërkesa jonë s’ka ndryshuar dhe s’ndryshon:✅ Zbatim i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit të Gjuhës. Provimet TËRËSISHT në shqip. Pa zvarritje, pa premtime boshe. FOL SHQIP O TAJ!”

Kujtojmë se javë më parë u deklarua nga qeveritarët se provimi i jurisprudencës do të mund të realizohet 50/50 në gjuhën shqipe dhe maqedonase, teksa nga parti VLEN thanë se po punohet që jo vet ky provim po edhe disa të tjerë të realizohen edhe në gjuhën shqipe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.