Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 12 May 2026
S&P 500 7,413 ▲0.19%
DOW 49,704 ▲0.19%
NASDAQ 26,274 ▲0.1%
NAFTA 100.45 ▲2.43%
ARI 4,706 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $81,020 ▲ +0.32% ETH $2,300 ▼ -1.32% XRP $1.4627 ▲ +1.35% SOL $96.0300 ▲ +0.71%
S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 100.45 ▲2.43 % ARI 4,706 ▼0.48 % S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 100.45 ▲2.43 % ARI 4,706 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Arte

Adrian Devolli: Pa kritikë profesionale nuk ka zhvillim të artit dhe as orientim drejt vlerave të vërteta

Mungesa e kritikës profesionale në art ka ndikimin e saj dhe në nivelin artistik. Artistët në reagimet e tyre e kanë bërë shpesh të ditur se kritika e specializuar e bërë nga studiues është e domosdoshme, por sot ajo mungon. Sipas piktorit të njohur Adrian Devolli kritika profesionale është thelbësore për zhvillimin e artit, sepse ajo nxjerr në pah vlerat e vërteta, si edhe ndihmon publikun të orientohet drejt cilësisë.

Po ashtu, piktori Devolli thotë se kritika nxit dhe konkurrencën mes artistëve, duke u bërë një faktor kryesor për përparimin e të gjitha formave të artit. “Kritika profesionale në art është e domosdoshme. Pa kritikë nuk ka art. Është faktor nxitës i zhvillimit të artit, sepse nxjerr vlerat artistike të artistëve të vërtetë. Kritika profesionale në art është promotori i edukimit të njerëzve, që njerëzit të mos shkojnë në vlera të gabuara, por të orientohen drejt vlerave të vërteta artistike.

E dyta, kritika në art është mjeti, marrëdhënia që i bën artistët të kenë një kompeticion, ose një konkurrencë të fortë midis tyre, gjë që sjell dhe evoluimin e artit në përgjithësi. Kjo jo vetëm për artet figurative, por për të gjitha llojet e arteve”, thotë piktori Adrian Devolli, i cili herë pas here në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje dhe të tjera probleme me të cilat përballet sot arti në vendin tonë.

Mungesa e debateve artistike

Piktori Adrian Devolli thotë se në vendin tonë mungesa e kritikës profesionale ka sjellë pasoja negative në jetën artistike. Sipas tij, kjo mungesë ka bërë që të mos zhvillohen ekspozita të përbashkëta dhe të mos ketë debate artistike, duke ulur nivelin e përgjithshëm të artit dhe duke e kufizuar atë kryesisht në ekspozita personale. “Në Shqipëri, mungesa e kritikës profesionale në artin pamor ka bërë që të mos ketë ekspozita të përbashkëta, mungesa e kritikës ka bërë që të mos ketë debate artistike.

Mungesa e kritikës ka bërë që këtu në Shqipëri të bjerë niveli artistik, pra të ketë vetëm ekspozita personale, për të cilat nuk jam kundër, përkundrazi ato duhet të jenë domosdoshmëri , por në radhë të parë duhet të ketë ekspozita të përbashkëta, ku artistët të përballen me njëri-tjetrin dhe të ketë shkrime mbi vlerat e çdo ekspozite që hapet. Pa këtë, nuk mund të pretendohet se mund të ketë zhvillim. Gjithmonë flasim për kritikën në art të bërë nga profesionistë të fushës”, vijon piktori Adrian Devolli.

Profesionalizmi në art

Piktori Adrian Devolli me aktivitetin e tij është pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme me grup autorësh, por edhe ato personale me të cilat është prezantuar për publikun me veprat e tij. Ai thekson se kritika dhe vlerësimi profesional janë të domosdoshëm, sepse një artist i mirë nuk duhet të barazohet me një amator. “Për analogji, në kohën e diktaturës, që ishte një kohë mizerjeje, kishte një ekspozitë kombëtare, e cila ishte ekspozita e fundvitit në muajin nëntor.

Në këtë ekspozitë merrnin pjesë fillimisht rreth 1700 artistë, por pranoheshin vetëm 150, dhe kishte komisione që bënin seleksionimin. Pastaj ishte ekspozita e Tiranës dhe ekspozita e Pranverës dhe të gjitha kishin komisione ku bëhej seleksionimi. Në një formë ose në një tjetër, pra ekzistonte një shkallë ku vlerësohej niveli profesional i artistëve. Një artist profesionist nuk mund të ekspozojë dhe të jetë bashkë me një diletant. Kritika në art është vetëm për mirë, përfitohet nga mendimi i tjetrit, sido që të jetë ai”, vijon Devolli.

Një tjetër shqetësim që shpreh piktori është dhe mungesa e botimeve në fushën e artit. Sipas tij nuk ka më botime si dikur. “Sot nuk ka më as botime si dikur për artin”, shprehet Devolli në reagimin e tij. Piktori Adrian Devolli nga viti 1979 deri më 1987 ka qenë restaurator pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, më pas nga viti 1987 deri më 1991 ka qenë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, ku është marrë me shumë vepra. “Trace” (Gjurmë) titullohej ekspozita më e fundit e piktorit të mirënjohur Adrian Devolli që u hap në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë në shtator të vitit 2023.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.