🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,668 ▲ +0.96% ETH $2,342 ▲ +1.3% XRP $1.3201 ▲ +2.15% SOL $100.9700 ▲ +0.62%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

27 tetori, Dita e Maceve të Zeza

– 27 tetori shënon Ditën Kombëtare të Maceve të Zeza, një nismë e Britanisë së Madhe, që synon të vlerësojë këto kafshë dhe të nxisë adoptimin e tyre, sipas “Daily Mail”.

Për një kohë të gjatë, macet e zeza janë përballur me paragjykime dhe janë lënë pas dore nga personat që kërkojnë të kenë një kafshë shtëpiake.

Nisma u krijua në vitin 2011 nga organizata britanike për mbrojtjen e maceve “Cats Protection”, pasi të dhënat e saj treguan se macet e zeza dhe ato bardhezi prisnin mesatarisht shtatë ditë më shumë, për të gjetur një familje, krahasuar me macet me ngjyra të tjera.

Një nga arsyet që lidhet me këtë dukuri janë besëtytnitë e vjetra, që i paraqesin macet e zeza si shenjë e fatit të keq.

Gjithashtu, disa njerëz i konsiderojnë më pak tërheqëse në fotografi, çka mund të ndikojë në interesin për t’i adoptuar.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve theksojnë se ngjyra e gëzofit nuk përcakton karakterin e një maceje dhe se macet e zeza meritojnë të njëjtin kujdes dhe dashuri si çdo kafshë tjetër.

Sipas “Cats Protection”, fushata ka ndihmuar në rritjen e vëmendjes ndaj këtyre maceve.

Organizata raportoi se, në vitin 2020, macet e zeza dhe bardhezi qëndronin mesatarisht 10 ditë më pak në qendrat e saj, përpara se të gjenin një shtëpi, krahasuar me 10 vjet më parë.

Edhe organizata britanike “Battersea” ka bërë thirrje që njerëzit të mos ndikohen nga paragjykimet apo pamja e kafshëve, por të marrin në konsideratë adoptimin e maceve të zeza që presin një familje.

Dita e Maceve të Zeza shërben si një kujtesë se adoptimi duhet të bazohet te mundësia për t’i ofruar një kafshe një shtëpi të sigurt dhe të dashur, jo te ngjyra e gëzofit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.