☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,610 ▼1.42%
DOW 52,018 ▼0.62%
NASDAQ 25,540 ▼2.46%
NAFTA 104.19 ▲2.15%
ARI 3,918 ▼2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -4.56% ETH $2,217 ▼ -4.86% XRP $1.2303 ▼ -4.78% SOL $94.4500 ▼ -6.3%
S&P 500 7,610 ▼1.42 % DOW 52,018 ▼0.62 % NASDAQ 25,540 ▼2.46 % NAFTA 104.19 ▲2.15 % ARI 3,918 ▼2.8 % S&P 500 7,610 ▼1.42 % DOW 52,018 ▼0.62 % NASDAQ 25,540 ▼2.46 % NAFTA 104.19 ▲2.15 % ARI 3,918 ▼2.8 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin për herë të parë shkollën në klasën e parë dhe klasën e dhjetë, përmes portalit e-Albania.

“Deri më datë 31 korrik kemi afatin për ta kryer regjistrimin, është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni të gjithë udhëzimin me kujdes për të parë cilat janë shkollat më afër vendbanimit tuaj dhe që ju shfaqen në sistem. Kjo na ndihmon të gjithëve nëse e bëjmë në kohë, të planifikojmë më mirë dhe të organizohemi më mirë, për orët dhe mësuesit që do t’u japin mësim fëmijëve tuaj në shkollat tona nga veriu në jug. Prandaj ju uroj proces të mbarë, mos e lini për ditën e fundit”, tha Kumbaro në një videomesazh drejtuar prindërve.

Prindërit duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet në platformën e-Albania, ku do t’u shfaqen shkollat më pranë vendbanimit të tyre. Sipas ministres Kumbaro, përfundimi i regjistrimeve brenda afatit u mundëson institucioneve arsimore të planifikojnë në kohë organizimin e vitit të ri shkollor, shpërndarjen e nxënësve, hartimin e orareve mësimore, si edhe angazhimin e mësuesve në të gjitha shkollat e vendit

Sitemi është i hapur dhe prindërit që nuk e kanë bërë regjistimin e fëmijëve të tyre duhet ta kryejnë regjistriin online në mënyrë që  të mos e lënë për ditët e fundit, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa vonesa dhe të mundësohet një organizim sa më i mirë për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ndërkohë që regjistrimet vijojnë, po vazhdon edhe puna për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, në bashkëpunim me pushtetin vendor. Në vitin e ri shkollor do të hapin dyert 42 shkolla të reja, të pajisura me laboratorë, terrene sportive dhe ambiente moderne për mësimdhënie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.