☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.98 ▼0.57%
ARI 4,125 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,504 ▲ +0.04% ETH $1,920 ▼ -0.07% XRP $1.0810 ▼ -1.04% SOL $74.0500 ▼ -0.07%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.98 ▼0.57 % ARI 4,125 ▲0.69 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.98 ▼0.57 % ARI 4,125 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Qeveria do të duhet të kryejë një analizë organizative, funksionale dhe buxhetore përpara se të krijojë, bashkojë, ndryshojë ose mbyllë një institucion varësie apo agjenci autonome.

Kërkesa përfshihet në ligjin nr. 63/2026 publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në muajin gusht, i cili ndryshon kuadrin ligjor për organizimin e administratës shtetërore.

Analiza duhet të argumentojë arsyet e ndryshimit institucional, të vlerësojë performancën e strukturës ekzistuese dhe të shqyrtojë format alternative për kryerjen e funksionit.

Në rastet kur propozohet një institucion apo agjenci e re, dokumentacioni duhet të shpjegojë pse funksionet nuk mund të kryhen në mënyrë efektive nga një strukturë e brendshme e ministrisë ose nga një institucion ekzistues.

Analiza duhet të përfshijë edhe ndikimin buxhetor, numrin e punonjësve, rreziqet dhe sfidat e alternativave të shqyrtuara. Departamenti i Administratës Publike do të japë mendim gjatë fazave të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimit institucional.

Ligji vendos gjithashtu kufizime të drejtpërdrejta për krijimin e institucioneve të varësisë. Një institucion i tillë nuk mund të krijohet kur funksioni administrativ mund të kryhet më mirë nga një strukturë e ministrisë ose Kryeministrisë, apo kur realizimi i tij kërkon një numër të vogël punonjësish. Numri minimal do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Institucionet e varësisë mund të financohen nga buxheti i shtetit, tarifat ose të ardhura të tjera të ligjshme. Ligji përcakton se tarifat duhet të miratohen në çdo rast nga Këshilli i Ministrave, ndërsa akti i krijimit duhet të përmbajë mënyrën dhe burimet e financimit.

Ndryshimet kufizojnë edhe rastet kur një institucion mund të vendoset në varësi të Kryeministrit. Kjo lejohet për funksione që mbështesin kompetencat e tij kushtetuese ose për funksione horizontale që nuk i përkasin vetëm një ministrie.

Institucionet në varësi të Kryeministrit nuk duhet të kryejnë drejtpërdrejt zbatimin e ligjit, ofrimin e shërbimeve publike ose zbatimin e politikave që hartohen nga një ministri. Përjashtimi lejohet për sa kohë funksioni konsiderohet prioritet qeverisës sipas programit politik të Këshillit të Ministrave.

Ligji rishkruan edhe statusin e agjencive autonome, duke i lidhur ato me rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve, sektorëve të ekonomisë dhe shërbimeve me interes publik. Ato do të kenë pavarësi funksionale për kompetencat rregullatore, ndërsa aktet e tyre mund të kundërshtohen vetëm në gjykatën kompetente administrative./Monitor.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.