⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ahmeti: Vlerat e idealit të Krushevës po zbehen duke mos e respektuar Marrëveshjen e Ohrit dhe shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke përcjell mesazhe urimi për festën e Ilindenit, thekson faktin se ideali i Manifestit të Krushevës për barazi, respekt dhe bashkëjetesë po zbehet, ndërsa vendi, po largohet nga këto vlera

Ahmeti në urimin e tij përmend Marrëveshjen e Ohrit siç e quan ai ‘’vazhdimësi moderne e frymës së manifestit të Krushevës por shton më tej Ahmeti, po bëhen përpjekje të vazhdueshme për t’u zbehur

Me këtë rast, për Ahmetin sulmet ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, anulimi i mekanizmave që sigurojnë përfaqësimin adekuat si dhe shumë veprime tjera të pushtetit aktual janë shqetësuese për drejtimin që po merr vendi.

Urimi i plotë i Ali Ahmetit për festën e Ilindenit:

2 Gushti na rikthen te një nga idealet më fisnike të historisë sonë të përbashkët, bindja se liria nuk ndërtohet mbi epërsinë e njërit ndaj tjetrit, por mbi barazinë, respektin dhe bashkëjetesën. Fryma e Krushevës ishte një thirrje për një shtet ku shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë të ndanin përgjegjësinë dhe fatin e përbashkët.

Fatkeqësisht, pas më shumë se një shekulli, në vend që t’i afrohemi atij ideali, po largohemi prej tij. Në vend të partneritetit po rikthehet logjika e dominimit, ndërsa në vend të përfshirjes po thellohet përjashtimi. Shqiptarët po margjinalizohen në institucionet e shtetit, në administratë, diplomaci, siguri, drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe në proceset vendimmarrëse që përcaktojnë të ardhmen e vendit.Marrëveshja Paqësore e Ohrit, si vazhdimësia moderne e frymës së Manifestit të Krushevës, po përballet me përpjekje të vazhdueshme për t’u zbehur.

Sulmet ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, anulimi i mekanizmit që garantonte përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sulmi dhe zbehja e mekanizmit për mbrojtje nga majorizimi, mosrespektimi i realitetit të regjistrimit të popullsisë, drejtësia selektive dhe promovimi i një koncepti monoetnik të shtetit janë sinjale shqetësuese për drejtimin që po merr vendi.

Edhe më shqetësues është fakti se këto politika po mundësohen me mbështetjen e disa përfaqësuesve shqiptarë, të cilët, në vend që të mbrojnë vullnetin dhe dinjitetin e qytetarëve që pretendojnë t’i përfaqësojnë, kanë zgjedhur nënshtrimin përballë pushtetit. Pa legjitimitetin e popullit dhe pa guximin për të mbrojtur interesin kombëtar, ata nuk mund të jenë zëri i barazisë

.Megjithatë, orientimi i shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Ne kemi zgjedhur një Maqedoni të Veriut të përbashkët, unitarе, demokratike dhe evropiane, ku askush nuk ndihet më pak se tjetri dhe ku shteti u përket njësoj të gjithë qytetarëve të tij. Kjo është rruga që na çon drejt një shteti të drejtë, të konsoliduar në NATO dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Në këtë ditë simbolike, le ta kujtojmë se e ardhmja nuk ndërtohet me ndarje, frikë apo përjashtim. Ajo ndërtohet duke e parë këtë vend jo si pronë të njërit apo të tjetrit, por si atdheun tonë të përbashkët. Vetëm mbi barazinë, respektin reciprok dhe partneritetin e sinqertë mund të ndërtojmë një shtet të fortë dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.