🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,607 ▲0.28%
DOW 51,965 ▼0.25%
NASDAQ 26,135 ▲0.59%
NAFTA 103.76 ▼1.96%
ARI 4,369 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,651 ▼ -1.05% ETH $2,393 ▼ -2.24% XRP $1.2731 ▼ -9.74% SOL $97.0000 ▼ -3.35%
S&P 500 7,607 ▲0.28 % DOW 51,965 ▼0.25 % NASDAQ 26,135 ▲0.59 % NAFTA 103.76 ▼1.96 % ARI 4,369 ▲0.83 % S&P 500 7,607 ▲0.28 % DOW 51,965 ▼0.25 % NASDAQ 26,135 ▲0.59 % NAFTA 103.76 ▼1.96 % ARI 4,369 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

AKB: Pas vendimit në Hagë, Kosova rrezikon kosto ekonomike dhe besimin e investitorëve

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim se vendimi i Hagës mund të ndikojë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në besimin e investitorëve.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësim për ndikimin që ky zhvillim mund të ketë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në klimën investuese.

AKB ka theksuar se respekton pavarësinë e drejtësisë dhe të drejtën e palëve për t’i përdorur të gjitha mjetet juridike, përfshirë procedurat e apelit.

“Vendimi i sotëm është vendim i shkallës së parë dhe procesi juridik vazhdon në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Megjithatë, organizata që përfaqëson sektorin privat thotë se është e shqetësuar për pasojat ekonomike dhe perceptimin ndërkombëtar që zhvillime të tilla mund të krijojnë për Republikën e Kosovës.

“Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për investime të huaja, kapital, teknologji, vende të reja pune, eksporte dhe integrim në tregun evropian”.

Sipas AKB-së, investitorët nuk shikojnë vetëm tregun dhe kostot, por vlerësojnë edhe stabilitetin politik, sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe perceptimin ndërkombëtar të një vendi.

AKB ka paralajmëruar se çdo zhvillim që mund të krijojë perceptim të pasigurisë politike apo juridike duhet të trajtohet me përgjegjësi nga institucionet e Kosovës.

“AKB është e shqetësuar që Kosova të mos perceptohet ndërkombëtarisht vetëm përmes një kapitulli të dhimbshëm të së kaluarës, por të vlerësohet edhe për potencialin ekonomik, rininë, diasporën, ndërmarrësinë dhe mundësitë për investime”, thuhet më tej.

Në reagim, AKB u ka kërkuar institucioneve të Republikës së Kosovës që të forcojnë stabilitetin institucional dhe politik, të rrisin besimin e investitorëve vendorë dhe të huaj, të zhvillojnë diplomaci më aktive ekonomike dhe të komunikojnë qartë me partnerët ndërkombëtarë për potencialin ekonomik të vendit.

Po ashtu, AKB kërkon garantimin e sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, si dhe që zhvillimet politike e juridike të mos dëmtojnë ekonominë dhe bizneset e Kosovës.

“Kosova nuk guxon të shihet si një vend pa perspektivë. Kosova është një vend me ekonomi të re, me mijëra ndërmarrje, me një gjeneratë të re të ndërmarrësve, me diasporë të fuqishme dhe me potencial të madh për investime”.

AKB ka bërë gjithashtu thirrje për unitet ekonomik dhe institucional, duke theksuar se përplasjet politike nuk duhet të thellohen në dëm të ekonomisë.

“Bizneset nuk kanë kufij partiakë. Investimet nuk kanë ngjyrë politike. Punësimi nuk ka parti. E ardhmja ekonomike e Kosovës është interes i përbashkët kombëtar”, thuhet në reagim.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova ka nevojë njëkohësisht për drejtësi, institucione funksionale dhe zhvillim ekonomik.

“Kosova ka nevojë për drejtësi, por Kosova ka nevojë edhe për ekonomi. Kosova ka nevojë për institucione, por edhe për investime. Kosova ka nevojë për kujtesë historike, por mbi të gjitha duhet të ndërtojë të ardhmen”.

Sot në Hagë u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar me këtë vendim, pasi palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në procedurat e apelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.