Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, viktima i identifikuar si Igli Kllogjeri ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur dyshohet se makina ka mbetur pa frena. Automjeti ka lëvizur në një terren të pjerrët dhe ka përfunduar poshtë.
Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti. Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.